Interi mbrëmë arriti të fitoj ndeshjen e katërt në Champions League, ndaj Red Bull Salzburg, me rezultat 1-0.
Me këtë fitore Interi ka arritur të sigurojë kualifikimin për fazën eliminatore, dy ndeshje pa përfunduar faza e grupeve, shkruan Arbresh.info.
Ky nuk ishte suksesi i vetëm i Interit gjatë natës së mbrëmshme, ata morrën një lajm shumë të mire, pasi pas kësaj fitore kualifikohet direkt në Kupën e Botës për klube 2025.
Sipas Sky Sport Italia Interi iu bashkua ekipeve evropiane si Real Madridi, Chelsea, Manchester City.
UEFA ka 12 vende për Kupën e Botës për Klube, e cila do të organizohet nga SHBA në qershor 2025. Fituesit e Ligës së Kampionëve nga viti 2021 deri në 2024 kualifikohen automatikisht në këtë garë, ndërsa skuadrat e tjera përcaktohen nga një renditje e klubeve për një periudhë katërvjeçare.
Kualifikimi i Interit për fazën e 16 më të mirëve në Champions League këtë sezon do të thotë se tani ka fituar vendin në Kupën e Botës për Klube, ku do të ketë 32 ekipe për herë të parë ndonjëherë.
Këto klube tashmë janë kualifikuar në Kupën e Botës të Klubeve 2025:
Real Madrid,Manchester City, Chelsea, Flamengo, Palmeiras, Wydad Casablanca, Al Ahly, Monterrey, Seattle Sounders, Leon, El Hilal, Urawa Reds, Fluminense dhe Inter./Arbresh.info/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...