Inter ia ofron këtë lojtar AC Milan-it për shërbimet e Kessie

14:01 | 8 Korrik 2020

Inter është duke provuar që të bëjë shkëmbim të lojtarëve me rivalin lokal, AC Milan.

Dy skuadrat janë në formë të mirë këtë sezon, mirëpo dëshirojnë gjithmonë të fitojnë shkaku i rivalitetit të madh, transmeton portali arbresh.info.

Sipas SportMediaset, “Neurazurët” ka ofruar Matias Vecino për shërbimet e Franck Kessie.

Kessie ka shkëlqyer me “Rosonerët” këtë sezon, derisa dje arriti të shënojë kundër Juventus-it.

Mbetet të shihet nëse Milan do e pranojë këtë ofertë, mirëpo më shumë mundësi do e refuzojë ose do nis në negociojë në mënyrë që të fitojë ndonjë gjë më shumë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara