Mediat angleze raportojnë se Chelsea dhe Inter do të ‘luftojnë’ në tregun e transferimeve për portierin 20-vjeçar të skuadrës nga Serie B, Spal, Alex Meret.
Portieri italian është nën pronësi të skuadrës së Udineses, por i huazuar te Spali në Serie B, ku ka befasuar të gjithë më paraqitjet e mira dhe tashmë është thirrur në kombëtaren e lartë të Italisë.
Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte ka dërguar skautë për të parë nga afër Meret në Serie B, ku skuadra e tij janë pretendentët surprizë për promovim në Serie A.
Sipas The Mirror, Chelsea kanë ofruar gjashtë milionë funte plus bonuse, por Interi janë përgatitur tashmë për të mposhtur atë me një ofertë prej shtatë milionë funtesh.
Edhe Juventusi janë në horizont, pasi kërkojnë një trashëgimtar afatgjatë për legjendën e portës së tyre, Gianluigi Buffon.
Meret dhe Donnarumma duke mësuar nga Buffon tek kombëtarja italiane
Disa njohës të futbollit kanë sugjeruar se Meret është më superior edhe se talenti 18-vjeçar i Milanit, Gianluigi Donnarumma.
“Donnarumma nuk ndihen në presion, por Meret është teknikisht një portier më i kompletuar”, ka thënë trajneri i portierëve të Italia U-17, Fabrizio Ferron.
Rritet numri i aksidenteve në Kosovë, raportohen 73 raste gj...
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan