Diego Simeone thotë se transferimi i Alvaro Moratas te Atletico Madridi është larg nga finalizimi pavarësisht se Chelsea ka nënshkruar në formë huazimi me sulmuesin Gonzalo Higuain nga Juventusi.
Morata është përfolur për një rikthim në La Liga këtë muaj pas problemeve për adaptim si në Premierë Ligë, ashtu edhe në stilin e lojës ë Maurizio Sarrit te Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Sarri ka ngarkuar më shumë Eden Hazardin në rolin qendror gjatë javëve të fundit duke e lënë Moratan më shumë në bankinë në Stamford Bridge. Me arritjen e Higuainit tani, Morata duket se do të largohet dhe Sarri ka zbuluar të mërkurën se 26-vjeçari tashmë ka kërkuar largimin nga klubi.
Sevilla është përfolur gjithashtu për transferimin e reprezentuesit spanjoll, por Atletico është shfaqur si favorit për nënshkrimin e tij. Por, edhe pse Simeone është një fans i lojtarit, Morata vazhdon të jetë në Chelsea për tani.
“Nuk ka kryer ende”, ka thënë fillimisht ai në një konferencë për shtyp. “Pavarësisht fjalëve të mrekullueshme që janë thënë, këtu nuk është bërë ende asgjë”
“Ajo që ka rëndësia është ajo se çfarë duhet kryer”
“Ne jemi ata se kush jemi dhe ne duhet të jemi të mençur t’i qasemi mirë lojës së nesërme. Dhe përfundimisht kur transferimi i Moratas të ndodhë, unë do jap mendimin tim”
Dëshira për transferimin e Moratas thuhet se vjen si pasojë e dështimit të Nikola Kalinic për të pasur ndikim në kryeqytetin spanjoll./arbresh.info/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj