Autoritetet kubane të aviacionit kanë njoftuar linjat ajrore se nuk ka më mjaftueshëm karburant për furnizimin e avionëve në ishull. Qeveria ka paralajmëruar se karburanti për avionë nuk do të jetë i disponueshëm në nëntë aeroporte, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar “José Martí” në Havana, nga e marta deri më 11 mars.
Presioni politik i presidentit amerikan Donald Trump ka shkëputur praktikisht Kubën nga burimet kryesore të naftës në Venezuelë dhe Meksikë. Në fund të janarit, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që parashikon tarifa për çdo mall nga vendet që furnizojnë Kubën me naftë.
Të hënën, Air Canada pezulloi fluturimet drejt ishullit, ndërsa linja të tjera raportuan vonesa dhe ndalesa në Republikën Domenikane. Pilotët thanë se një njoftim i tillë zyrtar është i pazakontë, edhe për Kubën.
Mungesa e karburantit godet rëndë turizmin, një sektor që dikur sillte rreth 3 miliardë dollarë në vit. Autoritetet kanë shkurtuar oraret e bankave, kanë pezulluar aktivitetet kulturore dhe kanë kufizuar transportin publik. Në Havana, sistemi i autobusëve është paralizuar, ndërsa ndërprerjet e energjisë dhe radhët për karburant janë përkeqësuar.
Shitja e karburantit do të bëhet vetëm në dollarë dhe do të kufizohet në 20 litra për person. Janë pezulluar ngjarje të mëdha si Panairi Ndërkombëtar i Librit dhe është ristrukturuar sezoni kombëtar i bejsbollit.
Presidenti Miguel Díaz-Canel pranoi ndikimin e krizës dhe paralajmëroi masa të tjera. Për shumë kubanë, situata ka sjellë ndërprerje të energjisë deri në 10 orë, mungesë ushqimi dhe barnash — të krahasueshme me “Periudhën Speciale” të viteve ’90. / Burimi: AP
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...