Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla u vetëdorëzua mbrëmjen e sotme në polici pas shpalljes fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim.
Memolla u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Kavajës, pas vendimit të shpallur sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dënimin me 1 vit burg, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare). Gjithashtu u la në fuqi vendimi për heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për Edison Memollën për një periudhë 5-vjeçare.
Hetimet për kryebashkiakun nisën pas publikimit në media të një audiopërgjimi ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, teksa ndikon tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.
Për Prokurorinë e Posaçme, e gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...
Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qën...
Sot, dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të...
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran