Jose Mourinho insiston se Paul Pogba është i lumtur në Manchester United.
Trajneri i skuadrës në Old Trafford reagoi ashpër ndaj spekulimeve se ka përçarje brenda skuadrës së tij, transmeton portali arbresh.info.
Portugezi insistoi se mesfushori nuk është në shitje për asnjë çmim pas thashethemeve për transferim te Barcelona dhe raporteve se fituesi i Kampionatit Botëror dëshiron të largohet nga Old Trafford.
“Nga perceptimi im, ai ka arritur të hënën në stërvitje, i lumtur dhe krenar me dëshirë për të punuar”, ka thënë Mourinho para ndeshjes së parë në Premierë Ligë nesër kundër Leicesterit.
“Unë kam lojtarët e mi dhe më pëlqejnë lojtarët e mi”
Takimi mes Manchester United dhe Leicester Cityt zhvillohet mbrëmjen e së premtes duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...