Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Andres Iniesta, ka komentuar barazimin 1 me 1 me Chelsea, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Chelsea dhe Barcelona kanë barazuar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligën e Kampionëve.
Iniesta asistoi për Lionel Messi, i cili shënoi golin e barazimit dhe theu ‘mallkimin’ e Chelseat, duke shënuar në takimin e nëntë ndaj anglezëve.
Ai po ashtu ka lavdëruar ekipin e Contes, duke thënë se janë një skuadër e fortë dhe se ende nuk ka përfunduar asgjë.
“Chelsea është një nga skuadrat më të mira në Evropë, por në përgjithësi ne jemi të kënaqur me paraqitjen tonë”, tha fillimisht Iniesta pas ndeshjes.
“Ndeshja e kthimit do të jetë po ashtu e komplikuar”.
Golin për Chelsean e shënoi mesfushori brazilian, Willian. /arbresh.info/
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...