Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti s’e dëshiron unitetin politik

13:09 | 22 Prill 2026
E.H

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka bërë me dije se për shkak të “tekeve” të tij, Kosova po hyn në fazën e absurditeteve.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se uniteti që Kosova kishte në fazat e mëhershme është i domosdoshëm.

“Kosova serish po hyn ne fazen e absurditeteve vec pse lideri i partise ne pushtet nuk e njeh dhe nuk e deshiron unitetin politik – ndonse dihet se uniteti politik e beri Kosoven shtet te pavarur, demokratik e sovran me vizion euroatlantik”, ka shkruar Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale