
HOMENAJE XAVI
Tashmë është bërë e ditur se Xavi Hernandes, do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës.
41-vjeçari, i cili më herët ka qenë pjesë e skuadrës së katalunasëve si mesfushor, tani do të kthehet si zëvendësuesi i holandezit, Ronald Koeman.
Negociata mes Barcelonës dhe Al Sadd, priten të përfundojnë brenda kësaj jave.
Ndërsa shoku i tij, njëkohësisht, ish-bashke lojtari i tij në mesfushë, Andres Iniesta, ka thënë se ai është i duhuri për katalunasit.
“Ai është gati, është i përgatitur. Është plotësisht gati, kjo për siguri. Jo vetëm sepse di për La Masia ose klubin, por sepse është gati për këtë punë”.
“Është e rëndësishme, jo vetëm sepse çfarë përfaqëson si lojtar, por si trajner. Është gati për këtë sfidë”.
“I urojë më të mira në botë dhe jam i bindur që do t’ia dal mirë, sepse është përgatitur për këtë moment dhe i emocionuar për këtë sfidë. I urojë më të mirat”- ka thënë Iniesta.
Megjithatë, Xavi do të marrë drejtimin e klubin në një kohë mjaftë të keqe, ku klubi ka probleme financiare tejet të mëdha, por ka edhe probleme edhe me lëndime të ndryshme të lojtareve por edhe të rezultateve negative në ndeshjet e fundit.
Sipas mediave të huaja Xavi është duke u konsideruar si personi i cili pritet të këndell klubin katalunas.
Mbetet të shihet se si do të jetë e ardhmja e tij si trajneri i Barcelonës. /arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?