Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka pranuar se ai do të ishte i “zemëruar” nëse Neymar transferohet në Real Madrid.
Neymar u largua nga Barcelona për transferim në Paris Saint Germain këtë verë pasi klubi francez theu rekordin botëror duke nënshkruar për një tarifë rekorde me sulmuesin, transmeton portali arbresh.info. Thuhet se Neymar do të largohet nga PSG për transferim në Real Madridit pasi dëshiron të jetë pjesë e klubeve më të mëdha në botën e futbollit.
Iniesta ka dyshime që ish bashkëlojtari i tij mund të përfundoj në Bernabeu, por ai ka pranuar se do të ishte i “zemëruar” nëse arrihet një marrëveshje e tillë.
“Gjithçka mund të ndodhë në futboll dhe unë nuk e hedhë poshtë këtë”, citohet të ketë thënë Iniesta për ‘El Mundo Deportivo’. “Ne e kemi parë disa herë se këtu ka pasur situata që dukeshin të pamundura, por në fund u realizuan”
“Nëse Neymar i bashkohet Madridit? Do më zemëronte mua në kuptimin që ai fiton ndeshje dhe do ta përforconte rivalin direkt, por nuk jam i shqetësuar”
25-vjeçari ka shënuar 15 gola brenda 18 paraqitje në PSG gjatë sezonit 2017/18./arbresh.info/
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...