Andres Iniesta duket se këtë verë nuk do të lërë vetëm Barcelonën, por edhe përfaqësuesen spanjolle.
Mesfushori 33-vjeçar, që është vënë nën urdhrat e Lopeteguit për ndeshjet miqësore që Spanja do të luajë me Gjermaninë e Argjentinën, e ka pranuar këtë mundësi gjatë një interviste të dhënë për programin “El Larguero”.
“Ka mundësi që Botërori i Rusisë të jetë kompeticioni im i fundit me përfaqësuesen spanjolle. Nuk dua të jem në Kombëtare sa për të thënë, nuk kam nevojë për këtë”, tha Iniesta.
Iniesta, heroi i formacionit “La Roja” në vitin 2010, kur me golin e tij i dhuroi trofeun e parë kombëtares iberike në Botërorin e Afrikës së Jugut, shpreson që ndeshja e tij e fundit më Spanjën të jetë pikërisht një tjetër finale e Kupës së Botës.
“Për Botërorin e Rusisë do të firmosja për një finale mes Spanjës e Argjentinës. Shpresoj që lamtumira ime nga ‘La Roja’ të jetë pas ndeshjes më të ëndërruar nga të gjithë, finalja e turneut. Shpresoj që ajo të jetë ndeshja ime e fundit me fanellën e Spanjës”, shtoi më tej Iniesta.
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...
Rina Maloku rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete social...
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...