Rreth racizmit ndaj Maignan ka reaguar edhe Gianni Infantino.
Portieri i Milanit u përball me fyerjet me bazë racore të tifozëve të Udineses në ndeshjen e luajtur në Friuli, ku Milani e fitoj me shumë mund me rezultat 3-2, shkruan Arbresh.info.
Presidenti i FIFA-s u shpreh se këto janë ngjarje të neveritshme dhe të papranueshme.
“Ngjarje të neveritshme dhe të papranueshme. Në futboll dhe në shoqëri nuk ka vend për racizëm apo forma të tjera diskriminimi”, tha ai.
Infantino tha se secili lojtarë e ka mbështetjen e tij të plotë.
“Lojtarët e prekur kanë mbështetjen time të plotë. Përveç procedurës trefazore (pezullimi i ndeshjes, ndërprerja e dytë e ndeshjes dhe anulimi i saj), duhet të vendoset humbja në tavolinë për skuadrat, tifozët e të cilëve kanë qenë protagonistë të akteve të natyrës raciste”, vazhdoi tutje i pari i FIFA-s.
Ai premtoi se do të ngrihen kallëzime penale kundër atyre që kryejnë akte raciste.
“Ashtu siç duhet të zbatohen ndalimet e hyrjes në stadiumet në mbarë botën dhe të ngrihen kallëzime penale kundër atyre që kryejnë akte raciste”, u shpreh kreu i futbollit.
Maignan u fye në baza racore për disa herë dhe vendosi të lë fushën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Udineses./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...