Një tjetër gjest i madh për “Pibe de Oro” pak më shumë se një vit pas vdekjes së tij. Një statujë e Diego Armando Maradona , e bërë nga “PET”, u përurua në aeroportin Ezeiza në Buenos Aires.
Fillimisht ajo u zbulua në praninë e disa miqve të ngushtë, duke përfshirë vajzat Dalma dhe Giannina dhe ish-bashkëshorten Claudia Villafane, më pas radha e të gjithë udhëtarëve që tani e tutje do të mund ta admirojnë në katin e parë të Terminalit A.
“Kjo statujë është vetëm një gjest mirënjohjeje dhe homazhi për një kampion të madh që u ka dhënë gëzim të pafund argjentinasve dhe tifozëve të futbollit në të gjithë planetin, ” tha Martin Eurnekian, president i Aeropuertos Argentina 2000.
Diego Armando Maradona vdiq më 25 nëntor të vitit të kaluar.

KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...