Mediumet italiane raportuan të enjten se cka arritur më në fund një marrëveshje me Igor Tudorin për shkëputjen e kontratës.
Trajneri kroat ishte shkarkuar nga drejtuesit e klubit bardhezi në muajin tetor, ndërsa në krye të skuadrës ishte emëruar Luciano Spalletti. Megjithatë, Tudori kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, çka e kishte komplikuar ndarjen mes palëve.
Sipas raportimeve, tashmë është gjetur dakordësia dhe Tudori do të jetë i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër.
Tudori kishte marrë drejtimin e Juventusit në mars të vitit 2024, duke zëvendësuar Thiago Motën, dhe në fund të sezonit arriti ta kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampionëve.
Ish-futbollisti i Juventusit e drejtoi ekipin në gjithsej 24 ndeshje, ku regjistroi 10 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje.
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...