Lazio po tregon formë të lart edhe në këtë edicion në Serie A teksa kur kanë kaluar 34 xhiro, skuadra nga qytetit i Romës, ndodhet në pozitën e tretë me 67 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Roma në pozitën e katërt, përcjellë arbresh.info.
Padyshim se merita të jashtëzakonshme në këtë sukses të Lazios ka edhe drejtori sportiv Igli Tare i cili e ka bërë një skuadër shumë kompakte.
Ai me goditjet e tij në afatet kalimtare ka bërë që vlera e çdo futbollisti të Lazios të rritet dukshëm.
Së fundmi, mediat në Itali kanë raportuar se Tare është shumë i interesuar që ta sjellë në ekip, futbollistin e Portos, Marcano, mirëpo shqiptari e ka mohuar një gjë të tillë. “Sinqerisht nuk e njoh këtë futbollist. Emrat që përmenden në media nuk janë të saktë. Aktualisht nuk po mendojmë për merkaton”, ka thënë Igli Tare duke folur për emisionin ‘Serie A Live’. /arbresh.info/
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...