Mauro Icardi ka insistuar se dëshiron vetëm më të mirën për Interin në çdo garë, ndërsa shpreson që Nerazzurrët ta fitojnë titullin e Serie A këtë sezon.
Icardi u huazuar te Paris Saint-Germain gjatë verës, pasi ishte mënjanuar nga trajneri i ri Antonio Conte, por sulmuesi e bëri të qartë se nuk ndjeu pakënaqësi ndaj klubit të tij mëmë.
“Nuk kam pritur aq shumë mbështetje nga tifozët. Ata më pritën menjëherë me ngrohtësi nga dita e parë në Parc des Princes”, ka thënë fillimisht Icardi për Gazzetta dello Sport.
“Pata fatin e mirë që të luaja menjëherë kundër Real Madridit, përpara se të marr një dëmtim të lehtë”.
“Tani jam mirë, kam filluar përsëri, edhe duhet të vazhdoj të punoj sepse kam pasur një verë të komplikuar dhe nuk kam qenë 100 për qind kur arrita në Paris”.
“Nëse PSG do të ndeshej me Interin, do ta jetoja atë në mënyrën më të mirë. Nëse do të më takonte mua, do të dilja si profesionist dhe do të jepja çmos për të mbrojtur fanellën time të re”.
“Jam në PSG këtë sezon dhe objektivi im është të jap maksimumin për këtë fanellë. Pastaj, në fund të sezonit, rreth majit ose qershorit, do të shohim se çfarë ndodh. Është ende herët për të thënë diçka”.
“I dëshiroj më të mirën Interin në çdo garë. Unë ende kam shumë miq në Milano. Me Conten, mund të jetë një vit i mirë për Scudetto”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur