Sulmuesi i Inter, Mauro Icardi, ka shokuar gjithë tifozët e klubit italian.
Reprezentuesi argjentias tash e disa kohë është duke u ndjekur nga klube të mëdha, posaçërisht nga Real Madridi.
Los Blancos e shikojnë Icardin si zëvendësues ideal për sulmuesin francez, Karim Benzema, të cilët ditët më të mira i kanë ikur.
Ai ka postuar në Instagram një fotografi me një mesazh që ka ngritur në këmbë të gjithë.
“Të jesh në gjendje të thuash lamtumirë është të rritesh”, shkruan në foton e postuar nga sulmuesi.
Ndërsa përshkrimi i ishte “mirupafshim” dhe një figurë duke përshëndetur me dorë, gjë që në bënë të mendojmë për një largim të mundshëm nga Interi.
24 vjeçari në këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe vlerësohet rreth 106 milionë euro nga gjiganti italian. /arbresh.info/
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...