Zlatan Ibrahimovic mund të mos ketë shijuar kohën e tij në Barcelonë por një gjë që duhet theksuar është miqësia e krijuar me sulmuesin legjendar Thierry Henry.
Të dy shpenzuan një sezon së bashku më Camp Nou në vitin 2009 duke fituar La Ligan, por ishte një edicion për tu harruar për të dy, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, dyshja janë bërë të afërt dhe kanë folur fjalë të mëdha për njëri-tjetrin që nga atëherë.

Henry shfrytëzoi rrjetin social Instagram të enjten për të dokumentuar takimin e fundit ndërmjet tyre pasi dyshja kishin pozuar për një foto në palestrën e Manchester United.
Thierry Henry ka intervistuar Ibrahimovicin për ‘Sky Sports’ para ndeshjes së “Djajve të Kuq” kundër Tottenhamit.
“Një ditë e mrekullueshme me Zlatan Ibrahimovicin”, shkroi Henry në foton e postuar në Instagram. “Çfarë lojtari por edhe çfarë njeriu! Shikoni intervistën në ‘SkySports’ nga ora 12:30 të shtunën”
Ibrahimovic ende nuk ka qenë pjesë e këtij sezoni për shkak të dëmtimit serioz të ligamenteve në gju në fund të sezonit të kaluar./arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...