Zlatan Ibrahimovic ka thënë se nuk e di arsyen pse nuk e ka fituar ”Topin e Artë” asnjëherë.
Megjithatë, reprezentuesi suedez ka thënë se mungesa e këtij trofeu dhe trofeve të tjerë, nuk ndikon në karrierën e tij.
“Topi i Artë? Nuk e di pse nuk e fitova, po luaj dhe mendoj për lojën.
E gjitha varet nga mënyra se si e perceptoni atë. Messi e fitoi Topin e Artë, por thonë se Lewandowski e ka merituar. Unë nuk e kam fituar as Ligën e Kampionëve dhe njerëzit thonë se nuk do ta fitoj kurrë, por kjo nuk ndikon në karrierën time në asnjë mënyrë. Gjithashtu nuk ndikon në cilësitë e mia në asnjë mënyrë.
Unë isha me fat që luaja me lojtarë të mëdhenj në ekipe të mëdha, mësova disa gjuhë dhe fitova diçka” – ka thënë Ibrahimovic në një intervistë në ”Radio Deejay”.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...