Manchester United ka mposhtur Newcastle me rezultat 4 me 1 në Old Trafford.
Në këtë fitore të United u rikthye dhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte jashtë fushave të gjelbërta për shkak të një lëndimi në gjurin e tij.
Kjo ishte paraqitja e tij e parë pas shtatë muajve, ai u inkuadrua në lojë si zëvëndësues i Anthony Martial në minutën e 75.

36 vjeçari ka bërë një deklaratë interesante pas takimit duke e konisderuar vetën si një luan.
I pyetur nga BT Sport se a ishte i brengosur se është kthyer më herët se që ishte planifikuar, përgjijgja e tij ishte shumë e thjeshtë.
“Jo. Luanët nuk shërohen sikur njerëzit”, tha ai për BT Sport.
“Kjo është një ndjenjë speciale. Ditë tjetër, kualitet i njëjtë. Nuk jam aspak i brengosur, unë kam stërvitur shumë dhe kam bërë një sakrificë të madhe. Unë luajë me kokë, gjurin vetëm duhet të më përcjellë”, përfundoi Ibra.
Ibrahimovic në sezonin e tij të parë për United kishte shënuar 28 gola në 46 paraqitje. /arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s