Henrik Larsson shpreson se Suedia të shkojë larg në këtë Botëror, pavarësisht se niset në hije dhe beson se lënia jashtë e Zlatan Ibrahimovic do t’i ndihmojë nordikët.
Ibrahimovic, golashënuesi më i mirë i historisë së Suedisë, u tërhoq nga kombëtarja pas Euro 2016, por pas kualifikimit të Suedisë në “Rusi 2018” tentoi të rikthehet, kërkesë që nuk u pranua nga suedezët.
Ish-sulmuesi i Celtic, Barcelona dhe Manchester United, Larsson deklaroi: “Uroj që kundërshtarët të vazhdojnë të nënvlerësojnë Suedinë, si bëri Italia. Mendoj se me Korenë e Jugut dhe Gjermaninë do të jenë ndeshje shumë të vështira, por gjithçka për kualifikimin do të vendoset kundër Meksikës në ndeshjen e tretë.”
Më pas, Larsson nuk i kursen kritikat ndaj Ibra dhe polemikave të ngritura prej tij në momentin që nuk i dhanë mundësinë të rikthehet: “Ibrahimovic ka qenë një nga sulmuesit më të mëdhenj në Europë, por them ka qenë, domethënë nuk është më. Mendoj se është çmendur, që sulmon vendin që i ka dhënë gjithçka. Suedia është më e fortë pa të…”
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...
Bedri Hamza: Projekti për urën mbi lumin Ibër nuk do të real...
Trump nënshkruan Ligjin për Mbrojtjen Kombëtare, përfshihet ...
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës ...