Manchester United përsëri është ndalur në barazim, kësaj radhe në Old Trafford nga Burnley, me rezultat 2 me 2.
Trajneri portugez, Jose Mourinho, startoi me dy sulmuesit gjigant nga minuta e parë, Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.
Suedezi ka luajtur në pozitën dhjetë, pas sulmuesit kryesor që ishte Lukaku.

Por ai dështoi, diçka që Mourinho e kuptoi shumë mirë dhe për këtë arsye zëvendësoi Ibra-n pas pjesës së parë.
United u shokua pasi në pjesë të parë ishte duke humbur me rezultat 0 me 2, por me inkuadrimin e Henrikh Mkhitaryan dhe Jesse Lingard gjithçka ndryshoi.

Dy golat e barazimit i shënoi mesfushori anglez, Jesse Lingard.
Me rrjedhshmërinë që luajti United pas pushimit, u kuptua shumë mirë se Lukaku dhe Ibrahimovic nuk mund të luanin së bashku. /arbresh.info/
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës