I shpëtuan mrekullisht tërmetit, sportistët tanë kthehen në Kosovë pas 30 orë udhëtimi

08:06 | 8 Shkurt 2023
K.B

Ekipi i të rinjve të mundjes ka aterruar në aeroportin e Shkupit, pas një rrugëtimi maratonik prej 30 orësh nga Kayseri në Stamboll me autobus dhe nga Stambolli në Shkup me aeroplan.

Kështu ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

KOK ka njoftuar se ekipi kosovar ndodhej në qytetin Kahramanmarash, ku ndodhi tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë.

“Gjatë tërë kësaj kohe, në kontakt të vazhdueshëm me ekipin ishte presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili ka aranzhuar sonte edhe transportin nga Shkupi për tek familjet e tyre” thuhet në njoftimin zyrtar të KOK-ut.

Gjashtë anëtarët e ekipit po merrnin pjesë në turneun “12 February”, ndërsa fatmirësisht kishin shpëtuar pa lëndime përkundër dëmtimeve të hotelit ku po qëndronin, derisa ndërtesat dhe hotelet përreth ishin rrënuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale