Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i certifikimit të rezultatit dhe konstituimi i institucioneve të reja, thuhet të kenë qenë temë diskutimi në mbledhjen e parë që është zhvilluar për këtë vit me drejtuesit e të gjitha qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, aty ku i pranishëm ka qenë edhe lideri i partisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën aktuale politike në vend dhe për fushatën tonë zgjedhore të suksesshme, e cila u kurorëzua me mbështetje qytetare prej 51.10% dhe 57 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me procesin e certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve të reja”, thotë LVV-ja.
Tutje, thonë se vëmendje e veçantë iu kushtua edhe aspektit organizativ të Lëvizjes, funksionimit dhe organizimit nëpër qendra.
“Lëvizja vetëvendosje mbetet e përkushtuar ndaj organizimit të brendshëm demokratik, përfaqësimit të denjë të qytetarëve dhe realizimit të programit tonë qeverisës në shërbim të Republikës”, thuhet tutje në njoftimin e LVV-së për këtë takim.
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...