Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë muajit të kaluar duke u bazuar në planet operative për rritjen e sigurisë në trafik, ka shqiptuar gjithsej 4,608 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Sipas njoftimit, krahasuar me periudhën janar 2025, gjatë muajit të kaluar janë shqiptuar 311 gjoba më shumë, si rezultat i zbatimit të planeve “Kontrolli i shtuar i trafikut” dhe “Kontrolli i shpejtësisë”, shkruan Arbresh.info.
“Gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, si: përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, mosrespektimi i semaforit, tejkalimi i kolonës dhe në vijë të plotë, tejkalimi i shpejtësisë, si dhe kundërvajtje të tjera.”, thuhet në njoftim.
Kontrollet në komunikacion nga kjo njësi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj ftojmë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...