Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas dy aksidenteve të rënda rrugore që ndodhën në Turqi, ku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.
Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se, në emrin e tij dhe të AAK-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këto tragjedi, duke u uruar njëkohësisht shërim të shpejtë të lënduarve, shkruan Arbresh.info.
“Shteti mik turk u trondit nga dy aksidente të rënda rrugore, që morën jetën e 16 personave dhe lanë dhjetëra të tjerë të lënduar. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre në këto tragjedi.”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërkaq të lënduarve, ai u uroi shërim të shpejtë.
“Jemi pranë popullit turk në këto momente të vështira.”, ka shkruar kreu i AAK-së./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...