Ataku kardiak që pësoi Cristian Eriksen në Kampionatin Europian 2020 në ndeshje që Danimarka luante kundër Finlandës është ngulitur në mendjen e të gjithë, si një nga ngjarjet më të dhimshme që mund të ketë ndodhur në futboll.
Për disa minuta ish-mesfushori i Interi luftoi me jetën dhe nëse sot është mirë, kjo sigurisht është edhe falë kapitenit të Danimarkës, Simon Kjaer, i cili menjëherë kur pa shokun e tij në tokë vrapoi për t’i dhënë ndihmën e parë.
Një gjest për t’u vlerësuar ky nga mbrojtësi i Milan, i cili me plot gojën mund të themi se i shpëtoi jetën Eriksenit. y veprim i mbrojtësit të Milan, bëri që ai të fitonte çmimin “Hall of Fame” në futbollin italian, dedikuar Davide Astorit, legjendës së Italisë dhe Milan.
“Më kujtohet Davide në fushë dhe ndërhyrjet e tija fine. Pioli më ka folur shumë për të. Për mua kjo është një mundësi që të nderoj emrin e tij.
Disa gjëra dhe disa momente të asaj dite do të qëndrojnë me mua përgjithmonë. Megjithatë, duhet të them se e kam mbyllur atë kapitull dhe nuk kam shumë dëshirë të flas për të”, theksoi pas marrjes së çmimit Kjaer. /abcnews.al
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...