Xhudisti Akil Gjakova nga Kosova e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që është mbajtur të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në fund ai ka garuar kundër xhudistit nga Italia, Manuel Lombardo.
Kosova i ka fituar edhe tri medalje të bronzta.
Ato i fituan Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Dardan Cena.
Të dyja, si Nora, ashtu edhe Distria, janë fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.
Në këtë Kampionat kanë marrë pjesë 40 xhudistë prej 26 shteteve të botës.
Të pranishëm në këtë organizim janë parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pjesëtarë të opozitës, dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë./rel/
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...