Shpresat e skuadrës së Burnleyt për t’i shpëtuar dëbimit nga Premierë Ligë mund të jenë vulosur me puthje.
Gjatë një ndeshje mjaftë të tensionuar në Turf Moor, ku Cardiffi u mposhtë duke rrezikuar dëbimin nga liga, Ashley Barnes krijoi një moment mjaftë qesharak në ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Chris Wood i dha një epërsi të hershme skuadrës së Sean Dyches në mënyrë për të vazhduar shpresat për qëndrim në kampionatin më të madh anglez. Por vetëm disa momente para se të përfundoj koha e rregullt e pjesës së parë, sulmuesi u Burnleyt u “përplas” me mbrojtësin e skuadrës mysafire Joe Bennet.
Por, Barnes surprizoi të gjithë të pranishmit duke i dhuruar jo një por dy puthje në hundë Bennettit.
Mbrojtësi i krahut të majtë te Cardiffi nuk kishte ndonjë reagim nga momenti me plotë pasion i krijuar nga Barnes.
Sidoqoftë, sulmuesi u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Mike Dean për sjellje jo sportive./arbresh.info/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...