
Mbrojtësi shqiptar Elsied Hysaj është startues ndaj Manchester Cityt
Elseid Hysaj ka konfirmuar që ka një klauzolë të lëshimit prej 50 milionë euro në kontratën e tij me Napolin dhe se është i “lumtur që klubet e mëdha” kanë shfaqur interesim për të.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka qenë duke u kërkuar nga klubet e mëdha si Bayern Munichu, Liverpooli, Manchester United, Arsenali dhe Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
“Kam një klauzolë të lëshimit në kontratën time që vlen 50 milionë euro, prandaj kushdo që dëshiron të më blej mua tashmë e dinë shumën me të cilën ata duhet të shkojnë te Napoli”, ka thënë Hysaj gjatë një konference për shtyp në Shqipëri.

“Është një shifër e mirë për tu vlerësuar. Jam i lumtur që klubet e mëdha janë të interesuara në mua dhe kjo më bënë mua që t’i përkushtohem punës edhe më shumë. Megjithatë, për tani unë jam i fokusuar te Napoli”
“Unë punoj mirë nën udhëheqjen e Maruizio Sarrit dhe ndërmjet Napolit dhe Empolit unë kam qenë duke ndjekur urdhrat e tij që gjashtë vite deri tani. Çdo lojtar dëshiron të fitoj titullin dhe kjo do të ishte shumë e rëndësishme për ne”
Hysaj ka bërë 26 paraqitje në Serie A te Napoli këtë sezon./arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...