Është arritur më në fund marrëveshja mes Atletico Madridit dhe Napolit për Elseid Hysajn.
Mbrojtësi shqiptar do të largohet përfundimisht nga Napoli dhe karrierën do ta vazhdoj në La Liga.
Eksperti i tregut të transferimeve në Itali, Alfredo Pedull ka raportuar se Atletico Madrid ka bërë ofertën përfundimtare prej 20 milionë euro në drejtim të Napolit dhe klubi italian e ka pranuar këtë.
Vetë futbollisti shqiptar ishte duke pritur një kalim te Juventusi për t’iu bashkuar trajnerit Maurizio Sarri, por ka munguar oferta nga kampionët e Italisë.
Kësisoj Napoli ka pranuar ofertën e Atletico Madridit dhe Hysaj tani do të diskutojë për kushtet personale me klubin madrilen.
Atletico ka liruar mbrojtësin veteran Juanfran, ndërsa meksikani Arias nuk ka bindur dhe kjo është arsyeja që po transferojnë Hysajn.
25-vjeçari shkodran kësisoj do ta bëjë transferimin më të shtrenjtë në karrierën e tij, pasi në vitin 2015 iu bashkua Napolit për vetëm pesë milionë euro nga Empoli. /Telegrafi/
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi edhe në rigjykim dënohet me...
Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e ...
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit pë...
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...