Dean Huijsen në verë pati oferta nga disa klube të mëdha evropiane, por zgjodhi Real Madridin si destinacionin e tij të preferuar.
Falë klauzolës së largimit, rreth 62.5 mln euro, klubi madrilen e pati të thjeshtë ta blinte pa negociata.
Babai i qendërmbrojtësit, në një intervistë për Tuttosport, ka shpjeguar pse u mor ky vendim.
“E donin klubet më të mëdha në Europë, por me edukatë ne i refuzuam ato vetëm duke pritur për Real Madridin, skuadra e tij e ëndrrave. Ai donte vetëm Real Madridin. Po, e kërkuan klube si Bayern, Tottenham, Liverpool, Newcastle. Të gjitha e donin”, ka thënë ai.
Huijsen ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me Real Madridin, e cila e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2030./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...