Brightoni ka gjetur golin e epërsisë pas vetëm tre minutave lojë në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Graham Potter ka shënuar për 1 me 0 në ndeshjen si nikoqir pasditen e sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.
Portieri Hugo Lloris kishte arritur të ndalë një goditje nga distanca duke kthyer topin, por pas rënies në fushë kishte zënë dorën në një pozitë të papërshtatshme duke mos pasur mundësi të ngritet më.
Topin e kthyer e shfrytëzoi bartësi i fanellës me numër 7 Neal Maupay duke dërguar topin në rrjetë.
Lloris i largua nga stafi mjekësor nga fusha teksa ndeshja u ndërpre për katër minuta.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së tetë në Premierë Ligë./arbresh.info/
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...