Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A ndaj Genoas.
Ishte Romelu Lukaku i cili shënoi i pari në këtë sfidë në minutën e 15-të pas një asistimi të McTominyat, shkruan Arbresh.info.
Por nuk vonoi shumë dhe Genoa barazoi, me një autogol të Meret.
Në pjesën e dytë, Napoli u rikthye në epërsi me një gol të Raspadorit në minutën e 64-të.
Mirëpo ishte sërish Genoa që barazoi, kësaj radhe tetë minuta para fundit me anë të Vasquezit.
Deri në fund gola tjera nuk pati dhe dy skuadrat morën nga një pikë. Ky barazim më së shumti i konvenon Interit.
Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund Napoli mbetet liderë, por tani me vetëm një pikë më shumë se Interi, napoletanët kanë 78 sosh, kurse zikaltrit 77.
Genoa është e 13-ta me 40 pikë. Xhiron e radhës skuadra e Napolit i shkon e Parmas e cila është një skuadër mjaft e papërshtatshme kurse Genoa do të luaj me Atalantan në shtëpi./Arbresh.info

Përdorën telefonin gjatë vozitjes, gjobitën 233 shoferë veç ...
Hamza: Kosova në krizë, bizneset po mbijetojnë me zor dhe qy...
Talenti i Bayern Munich, Erblin Osmani vizitoi FFK-në dhe nd...
Yamal pritet të jetë gati për ndeshjen e parë të Botërorit
Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i kombëtares, humb m...
Hargreaves: Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgj...