Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë për ciklin kualifikues në Kupën e Botës.
Testi i parë i “Dardanëve” janë zviceranët, ku do të përballen në Basel të premten, shkruan Arbresh.info.
Stërvitjet kanë filluar sot në Kampin Nacional në Hajvali, ku i pranishëm ka qenë edhe një nga prurjet e reja, Veldin Hoxha.
Ai në një intervistë për kanalin zyrtar të FFK-së, u shpreh i lumtur për ardhjen tek Kosova.
“Jam i lumtur që jam këtu. Do të jap maksimumin tim dhe dua ta ndihmoj ekipin tim të përmirësohët dhe të fitojë ndeshjet e ardhshme”, tha ai.
Më tej ai foli për përshtypjet e tij të para si futbollist i Kosovës.
“Përshtypjet e para janë shumë të mira. Hapi i pari që kam bërë ka qenë shumë pozitiv. Jam vërtet i lumtur që jam këtu dhe doja të vazhdoja të jem këtu edhe në të ardhmen”, vazhdoi ai.
Veldini foli edhe për shanset e Kosovës për kualifikim tutje.
“Kemi një grup shumë të vështirë. Janë ekipe shumë të forta por unë besoj se kemi mundësi dhe do të përgatitemi shumë mirë për këto ndeshje. Do të japim gjithçka dhe do të mundohemi të fitojmë e të jemi në krye të tabelës”, potencoi Hoxha.
Për fund ai pati një mesazh për të gjithë tifozët e Kosovës.
“Dua që tifozët të na mbështesin. Kam qenë i pranishëm në disa ndeshje më parë dhe e di si na mbështesin, prandaj shpresoj edhe në të ardhmen të vazhdojnë të jenë pran nesh”, tha Veldin Hoxha.
Kosova me Zvicrën përballet në Basel të premten me fillim nga ora 20:45, kurse tre ditë më vonë e pret Suedinë në Prishtinë./Arbresh.info
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...