E ardhmja e Erling Haaland nuk është aspak e qartë. Sulmuesi i Borussia Dortmund kërkohet nga pothuajse e gjitha elita evropiane, përfshirë Barcelonën dhe Real Madrid.
Por, shëndeti i dobët i agjentit të tij, Mino Raiola e ka ndaluar transferimin e tij të përparojë.
Sipas “Diario AS”, të cilët raportojnë se kanë informacione të shumta në dispozicion për situatën e Raiolës. Ai iu nënshtrua një operacioni më 12 janar në Spitalin “San Raffaele” në Milano dhe me sa duket u shtrua sërish në spital një javë më vonë.
Dortmundi kishte shpresuar se e ardhmja e Haaland do të ishte zgjidhur gjatë pushimit dimëror të Bundesligës, por tashmë është rikthyer dhe nuk ka pasur ndonjë përditësim. Dortmundi dëshiron të dijë qëllimet e Haaland për sezonin e ardhshëm për t’u përgatitur.
Sëmundja e Raiolës ka shkaktuar gjithashtu probleme me marrëveshjen e sponsorizimit për Haaland, duke qenë se ai i dha fund marrëdhënies së tij kontraktuale me Nike në natën e vitit të ri. Puma ka foruar të mbështesë atë për 8 milionë euro në sezon dhe Adidas është gjithashtu në garë./Abresh.info
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...