Përfaqësuesja e Holandës ka fituar ndaj asaj të Bullgarisë me rezultat 3-1.
Tulipanët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Golin e parë në takim e shënoi Davy Propper në minutën e shtatë pas asisitmit nga Daley Blind dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Blind asisitoi edhe te goli i dytë në minutën e 67-të nga Arjen Robben. Për mysafirët golin e nderit e shënoi Georgi Kostadinov në minutën e 69-të.
Për rezultatin përfundimtar 3-1 u përkujdes Propper në minutën e 80-të.
Pas kësaj fitore Holanda ngjitet në vendin e tretë në Grupin A me 13 pikë, një më shumë se Bullgaria.
Në vendin e parë është Suedia me 16 pikë, aq sa Franca në vendin e dytë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...