Kanë përfunduar disa takime në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ndeshja më interesante ishte mes Holandës dhe Turqisë, ku vendasit fituan me rezultat të thellë 6 – 1.
Qysh në minutën e parë, Kaassen kaloi Holandën në epërsi pas asistimit të Depay.
Dyshja ndryshuan rolët te goli i dytë, ku Depay realizoi dhe Klaassen asistoi (16′).
Depay nuk u ndal me kaq duke shënuar pastaj edhe nga pika e bardhë (38′).
Problemet për Turqinë u shtuan pasi Soyucnu u ndëshkua me të kuq, pasi mori dy kartonë të verdhë.
Ylli i Barcelonës tutje kompletoi het-trikun duke u asistuar nga Berghuis (54′).
Golin e pestë të Holandës e realizoi talenti Til 10 minuta para përfundimit të ndeshjes (80′), kurse fitoren e vulosi Malen (90′).
E tëra që bëri Turqia, ishte goli i nderit shënuar nga Under (90+2).
Pas kësaj fitore, Holanda është lider në grupin G me 13 pikë, aq sa ka edhe Norvegjia, derisa Turqia renditët e treta me 11 pikë.
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...