Raportet nga Britania e Madhe kanë zbuluar se Rasmus Hojlund vuante nga një dëmtim i lehtë në shpinë në kohën e transferimit të tij rekord te Manchester United dhe kështu ish- sulmuesi i Atalantas ka të ngjarë të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen hapëse të sezonit.
20-vjeçari u transferua në “Old Trafford” në një marrëveshje me vlerë 75 milionë euro, plus 10 milionë euro shtesë në fillim të gushtit, transmeton Arbresh.info.
Athletic konfirmoi se Hojlund do të kërkojë ‘disa javë rehabilitim’ dhe aktualisht po merr pjesë në një program trajnimi individual.
Ai u filmua duke vrapuar në bar në Carrington të martën.
United do të nisë fushatën e tyre në Premier League me një vizitë te Wolves më 14 gusht, por Hojlund nuk do të përfshihet.
Në vend të kësaj, Athletic pretendon se përballja me Arsenalin në Emirates më 3 shtator po synohet si një datë e mundshme për debutimin e Hojlund./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...