Java e 29-të e Bundesligës nis me një rezultat deri diku të papritur. Në sfidën hapëse të këtij raundi, Leipzigu mori vetëm një pikë në sfidën e shtëpisë ndaj Hoffenheimit, duke i dhënë në njëfarë mënyrë asist Bayernit kryesues, që nëse fiton në fushën e Wolsfsburgut e çon në 7 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt.
Në “Red Bull Arena” vendësit dominuan në lojë, sidomos në pjesën e dytë, por në rastet e krijuara u mungoi qartësia në finalizim. Adams, Sabizter dhe Sorloth vunë në vështirësi ekipin mik, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura.
Në minutën e gjashtë shtesë Youssuf Poulsen arrin ta shtyjë topin me kokë përtej vijës fatale, por sistemi VAR e anuloi golin për prekje të topit me dorë.
Një pikë me vlerë e fituar nga Hoffenheimi, që shkon në kuotën e 32 pikëve, ndërsa për Leipzigun ky barazim përjetohet më shumë si humbje.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë