Sky Sport Italia pretendon se Gonzalo Higuain po tenton ta shtyjë kthimin e tij në kampin e Juventusit, apo edhe të mos kthehet fare, pasi që dëshiron të qëndrojë më nënën e tij të sëmurë në Argjentinë.
Sulmuesi argjentinas ka qenë njëri ndër lojtarët e Interit që është larguar nga Italia pas vendosjes së dekretit për karantinim, përderisa bashkëlojtarët e tij Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala dolën pozitivë në testin për Covid-19, transmeton Gazeta Express
Para se të kalonin 14 ditët e para të vetizolimit, Higuaini mori leje për të udhëtuar në Argjentinë, atje ku nëna e tij u diagnostikua me kancer.
Masat e ndërmarra në Itali për ta parandaluar përhapjen edhe më të madhe të virusit Covid-19 pritet të lehtësohen pas 3 majit, duke bërë që klubet t’i thërrasin klubet të kthehen në Itali për ta kompletuar periudhën 14-ditore të vetizolimit për të qenë pastaj gati për t’i nisur stërvitjet në të njëjtën kohë me të gjithë lojtarët e tjerë.
Megjithatë, Sky Sports Italia raporton se Higuain po i reziston kësaj ideje, pasi që ai dëshiron të qëndrojë përkrah nënës së tij gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Ai është gjithashtu i shqetësuar për gjendjen aktuale me koronavirus në Itali dhe për këtë arsye nuk e vlerëson si opsionin më të mençur kthimin e tij në Itali kaq shpejt.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, Sky Sports pretendon se Higuain jo vetëm që dëshiron ta shtyjë kthimin e tij në Itali, por mund të mos kthehet fare.
E ardhmja e tij ishte e pasigurt në Juventus edhe para se të ndodhte kjo gjë dhe ai tashmë ka marrë oferta për ta vazhduar karrierën e tij në Katar dhe SHBA.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës