Falë golit nga Gonzalo Higuain, AC Milani ka regjistruar tri pikët e para këtë edicion në Evropa Ligë.
“Rossonerët” mposhtën me rezultat minimal skuadrën F91 Dudelange në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte) si mysafirë në kuadër të xhiros së parë në fazën e grupeve, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht dominimit gjatë ndeshjes, skuadra nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos gjeti portën vetëm një herë në stadiumin Josy Barthel.
Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain shënoi për 1 me 0 në minutën e 59′ të ndeshjes pas asistimit nga Samu Castillejo.
Milani tani udhëhequr grupin F, ku bëjnë pjesë edhe Olympiacos dhe Real Betisi, me tri pikë të plota./arbresh.info/
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...