Në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i kampionëve vendas në raundin e parë, të dytë dhe të tretë të UEFA Youth League apo Ligën e Kampionëve të U-19 për sezonin 2024/25.
Në shortin e hedhur sot (e martë) janë caktuar tre raunde të ndeshjeve me eliminim, ndërsa 52 ekipe garojnë për dhjetë vendet e fundit të këtij edicioni të Youth League.
Pjesë e shortit të sotëm për herë të parë ishte edhe një skuadër nga Kosova. Bëhet fjalë për kampionin aktual të U-19, 2 Korrikun, i cili debuton në këtë garë.
Shorti deshi që 2 Korriku të tërhiqet me klubin shqiptar, Bylisi, ku garat do t’i nisin nga raundi i parë, aty kur luajnë 24 klube nga federatat e renditura më poshtë.
Ndeshje e parë e kësaj faze do të zhvillohet më 18 shtator në Shqipëri, ndërsa ajo kthyese me 2 tetor në Kosovë.
Fituesi i kësaj ndeshje të raundit të parë do të ndeshet në raundin e dytë me fituesin e takimit UCD AFC nga Irlanda dhe Stjarnan nga Islanda.
Në rast kalimi edhe të raundit të dytë, 2 Korriku do të ndeshet me njërën nga këto skuadra: Dinamo Kyiv, Lincoln Red Imps, NK Maribor. /Telegrafi/
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...