Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti në UEFA Evropa Ligë.
Katër skuadrat e kualifikuara në këtë raund kanë mësuar rivalët e tyre të ardhshëm për ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të kompeticionit të dytë më të madh në Evropë, shkruan portali arbresh.info.
Arsenali, Atletico Madridi, Marseille dhe RB Salzburgu tashmë janë në dijeni për fatin e tyre.
Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit siguroi kualifikimin duke eliminuar skuadrën ruse CSKA Moscow, Atletico Madridi arriti t’i shmangej ndonjë befasie kundër Sportingut, ndërsa Marseille regjistroi rikthim tronditës duke eliminuar RB Leipzigun, ashtu si Salzburgu i Valon Berishës që shkatërroi Lazion e Strakoshës.
Ndeshjet e para zhvillohem më 26 prill ndërsa ato kthyese zhvillohen më 3 maj./arbresh.info/
Shikoni më poshtë rezultatin e shortit të sotëm:

Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...