Halla e Lionel Messit, në mënyrë sensacionale ka hapur temën mbi një grindje të hidhur familjare që pretendohet se ka ‘shkatërruar’ familjen e futbollisitit.
Susana Messi, motra e babait të yllit të Barcelonës, Jorge Messi, ka thënë se shumica e familjarëve të tij, përfshirë edhe gjyshen e tij Rosa, nuk ishin ftuar të merrnin pjesë në dasmën e Messit, transmeton portali arbresh.info
Në lidhje me këtë, ajo fajëson nënën e Messit, Celia Cuccitini, për largimin e familjes së ngushtë që kur djali i saj u bë i famshëm. Halla e Messit ka thëksuar se nëna e Messit është sjellur ashpër me familjarët, madje ka shtuar se edhe burrit të saj, babait të Messit, i vjen turp nga sjelljet e gruas.
Messi u martua me të dashurën e fëmijërisë Antonela Roccuzzo të premten mbrëma dhe në dasëm morrën pjesë 260 të ftuar.
Por në dasëm nuk morrën pjesë hallat dhe kushërinjtë e Messit nga ana e babait, edhe pse shumica e tyre jetojnë vetëm një rrugë larg nga kompleksi ku u zhvillua dasma.
Susana Messi, për një program popullor Infama në TV America, tha se hera e fundit që u përpoq të takonte nipin e saj, ishte kur Messi ishte rreth moshës 12 vjeçare, pak përpara se ai të udhëtonte për herë të parë në Barcelonë.
Por ajo shton tutje, se atëherë nëna e Messit nuk i kishte hapur derën asaj.
“Ajo nuk e ftuar askë nga familja jonë në dasëm. As mua, as motrën time…ajo ashtu është. Ajo i jep urdhërat në atë shtëpi”, ka thënë ajo.
“Nuk e di nëse do ta fal ndonjëherë edhe Lionelin, sepse ai zbaton urdhërat e nënës dhe ndjek udhën e saj. Kjo më dhemb, sepse unë e dua shumë familjen time”, ka shtuar ajo.
Pas pyetjes së shumë tifozëve se pse pjesëtarët e familjes së tij nuk kishin marrë pjesë në dasëm, gazeta El Diario de Mariana, raportoi se pjesëtarët e familjes kishin një mosmarrëveshje të brendshme familjare./Arbresh.info

Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...