Manchester United e kaloi për tri pikë Liverpoolit në krye të tabelës së Premier League-s pasi arriti një fitore 1-0 ndaj Burnleyt të martën.
Fitorja i vendosi “Djajtë e Kuq” në vendin e parë me 36 pikë nga 17 ndeshje, para duelit të madh të së dielës ndaj Liverpoolit.
Kështu, pas më shumë se tri viteve, Manchester United doli në vendin e parë në Premier League.
Hera e fundit kur “Djajtë e Kuq” prinin në Premier League ishte shtatori i vitit 2017.
Gjithashtu, kjo është hera e parë që Manchester United është në krye të ligës pas 17 ndeshjeve që nga dhjetori i vitit 2012.
Ata vazhduan formën e mirë dhe fituan titullin e tyre të 20-të në ligë atë sezon, sezon në të cilin Fergusoni i dha lamtumirën klubit./Arbresh.info/
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...