Reprezentuesi armen ishte jashtë skuadrës së Arsenalit kundër Qarabagut në muajin tetor për shkak të tensioneve politike mes vendit të tij dhe Azerbajxhanit.
Tani, Arsenali është duke kërkuar garanci nga UEFA që siguria e tyre të mos komprometohet nëse Mkhitaryan përfshihet në skuadrën e tyre për finalen më 29 maj kundër Chelseas, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi duke kërkuar garanci nga UEFA që do të ketë siguri për Henrikh Mkhitaryanin për të udhëtuar në Baku, gjë të cilën e kërkon edhe Arsenali edhe Micki”, ka thënë një zëdhënës i klubit.
“Garancioni i pranueshëm mund të mos jetë pranuar ende dhe ne shpresojmë që UEFA do të jetë në gjendje të përballet me këtë në shpejtësi”
“Siguria e lojtarëve tonë është një rëndësi e lartë dhe ne jemi shumë të shqetësuar që vendndodhja e lojës mund të bëjë që Micki të mos jetë në gjendje të luaj në një finale evropiane”, përfundoi ai./arbresh.info/
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit