Mesfushori i Interit, Henrik Mkhitaryan ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për shumë trajnerë të mëdhenj që ka pasur në karrierën e tij.
Jurgen Klopp dhe përvojën e tyre të përbashkët në Borussia Dortmund e përshkroi me një anekdotë të veçantë.
“Gjithçka filloi me Lucescu, Mourinho ishte më i vështiri, por ai ishte një fitues i vërtetë, ai nuk mendonte asgjë tjetër përveç fitores. Klopp ishte psikolog te Dortmund. Para ndeshjes së fundit bashkë te Dortmund ne vendosëm bast 50 euro. Më duhej të shënoja 7 herë nga 10 raste, humba dhe pagova. Të nesërmen teksa po pinim nga një dopio në Frankfurt, i thash me shaka: ‘Tani më ktheni 50-shen…’ Nga ai moment nuk ka më baste mes nesh!”- deklaroi Mkhitaryan.
Teksa duke sqaruar raportim me trajnerin e Inter-it, ai theksoi se tashmë është më i rritur dhe normalisht që ndryshojnë edhe konceptet.
“Tani jam i rritur dhe kjo ndryshon perceptimin. Me Inzaghi-n kam filluar të punoj në moshën 33-vjeçare dhe u krijua një lidhje thuajse si mik edhe nëse e di dallimin midis roleve. Megjithatë mund të them që është i frikshëm dhe mund ta shikoni në lojën e tij”-shtoi Henrik Mkhitaryan./ss
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...