Hendbollistet e grupmoshave të reja të Kosovës janë bërë temë e debatit gjatë kësaj jave që po lëmë pas vetes.
E gjithë kjo në saje të anulimit të ndeshjes me kombëtaren serbe, pas intervenimit të shtetit të Serbisë.
Vashat tona gjatë kësaj kohe kanë qëndruar në kompleksin Kovilovo afër Beogradit.
Si pasojë, Kosova e fitoi ndeshjen me rezultat zyrtar 20:00 ndërsa në ditët në vijim do të zhvillojë ndeshjet e mbetura me Sllovakinë dhe Norvegjinë.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit atje, vashat tona ia krisen valles së “Shotës” midis hotelit, ku shihet edhe në video që e ka dërguar mjekja e kombëtares së Kosovës, Erlinda Hakaj.
Ndryshe, Federata Evropiane e Hendbollit ka përjashtuar kombëtaren serbe prej kualifikimeve si dhe ka pezulluar federatën e Serbisë. /Botasot/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=mlge3HWv1Zc
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj